Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët apartamenti në Unazë të Re


Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Mësohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e gjashtë të një pallati në këtë zonë.

Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e pallatit, ndërkohë që dy zjarrfikëse janë dërguar drejt vendngjarjes.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale. Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e zjarrit por policia ka nisur hetimet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *