Vendosni fjalën kyçe....

Tensionohet situata para Parlamentit, policia përplaset me protestuesit (FOTO)


Tensionohet situata para Parlamentit në protestën e thirrur nga opozita. Protestuesit janë përplasur në këto momente me policinë para Parlamentit, pasi kanë tentuar të çajnë kordonin e tyre dhe të hyjnë brenda në këtë institucion ku opozita po zhvillon seancën plenare.

Edhe më parë, protestuesit kanë hedhur ujë, kapsolla dhe bidona të mbushur me sodë kustike në drejtim të kordonin të policisë.

Deputetët e PD-se janë përpjekur të qetësojnë turmën duke u bërë thirrje të zmbrapsen ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha u ka bërë thirrje policëve të mos guxojnë të prekin qytetarët.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës, forcat e FNSH kanë ndërhyrë gjithashtu duke u përballur me protestuesit të cilët kanë hedhur në drejtim të tyre shashka, tymuese si dhe pllaka guri që janë hequr nga bordurat dhe trotuari përballë Kuvendit të Shqipërisë.

Situata vijon të jetë kaotike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *