Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Së shpejti do publikohen lidhjet e diplomatëve të huaj me korrupsionin


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë deklaratën e fortë në emisionin “Tempora” duke thënë se lidhjet me korrupsionin të diplomatëve të huaj në Shqipëri do bëhen publike shumë shpejt.

Më tej Kryemadhi shton se fatet e shqiptarëve nuk mund të vendosen nga diplomatët që kanë probleme me integritetin e tyre.

Për lidhjen e diplomatëve me korrupsionin do i bëjmë publike shumë shpejt. Ata po dëmtojnë integritetin e shqiptarëve. Do hetohen jo nga prokuroria por nga autoritet e vendit e tyre. Fatet e shqiptarëve nuk i vendosin diplomatët që kanë probleme me integritetin e tyre”- deklaroi Kryeamdhi në Ora News.

Kryemadhi, ka sulmuar mbrëmjen e sotme edhe zv.ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Robert wilton, duke i publikuar dhe një foto teksa plotësonte fjalëkryqin.

Ky është përfaqësuesi i OSBE-së që zgjidh fjalëkryqe në Shqipëri kur bëhen protesta apo zhvillohen zgjedhjet. Fjalëkryqet nuk zgjidhen me kostum. Ky është që thotë se blerja e votës nuk ndikon në rezultat. Këta kanë certifikuar shitblerjen e votës. OSBE-ja në Tiranë dhe kushdo tjetër që kërkon t’i shërbejë me devotshmëri të madhe këtyre veprimeve kriminale dhe e dyta mbulimit të gjurmëve të blerjes së votës nga krimi i organizuar, do të jenë edhe këta pjesë dhe do ta kërkojë opozita në të ardhmen në një sistem drejtësie të pa kapur, në mënyrë indirekte të elementëve të caktuar që kanë ardhur si diplomatë për të favorizuar kriminelë, trafik influence. Diplomatë që mbyllin sytë dhe fshehin provat dhe faktet që tregojnë haptas blerjen e votës. Kanë mbyllur sytë kur vijnë raport“-deklaroi Kryemadhi. 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *