Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e opozitës nisin firmosjen e djegies së mandateve


 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka firmosur e para deklaratën për dorëheqjen nga mandati.

Opozita vendosi për djegien e mandateve si e vetmja dhe e fundit lëvizje që mbeti për largimin e Ramës nga qeveria.

Më herët shefi i opozitës Lulzim Basha bëri me dije vendimin që Këshilli Kombëtar i PD-së mori pë lënien e mandateve.

“I bindemi urdhërit të sovranit”, theksoi kryedemokrati Basha para selisë së PD-së, ku ishin mbledhur dhjetëra demokratë që brohorisnin.

Dokumenti i firmosur nga Kryemadhi është i njëjtë me dokumentin e publikuar më herët nga Partia Demokratike.

Shihet se opozita e bashkuar edhe në dokumentin për dorëheqjen nga mandati qëndrojnë në të njëjtën linjë.

Opozita ka shkruar qartësisht se kërkon një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. 4 kërkesat e opozitës janë: Zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, zgjedhje të lira dhe të ndershme, krijimi i klimës së besimit për Reformën në Drejtësi dhe përshpejtimi i negociatave për anëtarësimin në BE./Hashtag.al