Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Protesta ditën e enjte e thirrur nga populli


Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka sqaruar se opozita ditën e enjte do jetë në protestë të thirrur nga populli dhe lënia e mandateve ishte instrumenti i fundit i PD-së.

“Në mënyrë unanime vendosëm djegien e mandateve të PD, si instrumenti i fundit që PD bën për kthimin e Shqipërisë në demokraci funksionale, që opozita dhe PD të shërbejnë si fasadë e një sistemi diktatorial. Nesër do të diskutojmë për organizimin e protestës. Të enjten ne jemi në protestë në orën 10:00 tek parlamenti. Protestën e thërrasim ne por populli është ai që vendos”, u shpreh ndër të tjera Salianji në emisionin “Dritare”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *