Vendosni fjalën kyçe....

Një 60-vjeçar në gjendje të rëndë në Durrës, dyshohet për Grip Derri


 Një 60-vjeçar ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit të kirurgjisë në Durrës, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet e rëndë. Ai dyshohet se është prekur nga gripi AH1N1, i njohur ndryshe edhe si “gripi i derrit”, duke shënuar personin e parë të prekur nga ky lloj gripi këtë vit.

Pacienti i sëmurë është identifikuar si K. Beçka, i cili mësohet se ka tri ditë i shtruar në repartin e Reanimacionit te Kirurgjise në spitalin e Durrësit.

Në spitalin e Sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, kanë humbur jetën katër persona si pasojë e virusit të gripit sezonal.

Edhe pse për ta dyshohej se bëhej fjalë për grip derri, drejtuesit e Spitalit të Sanatoriumit dhe Instituti i Shëndetit Publik,  raportuan se bëhej fjalë për grip sezonal dhe se nuk kishte arsye për panik duke këshilluar vaksinimin e popullatës.

Viktima e fundit e prekur nga gripi sezonal ishte një e moshuar nga Shkodra, ndërsa tre rastet e tjera ishin një nga Tirana dhe dy nga Elbasani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *