Vendosni fjalën kyçe....

Avioni përplaset mbi dëborë në qendrën franceze të skijimit, katër të plagosur (VIDEO)


Vizitorët në qendrën franceze të skijimit të Courchevel, u bënë dëshmitarë të një incidenti me avion.

Sikurse shkruan “RT”, piloti i pafat nuk arriti ta ulte në kohë avionin e vogël “Piper PA-46” duke u rrëzuar më pas në një grumbull dëbore.

Skena është kapura nga kamerat dhe videot janë bërë virale në rrjet.

Sipas mediave lokale, avioni kishte pesë pasagjerë në bord. Katër prej tyre morën plagë dhe u trajtuan në zyrën mjekësore aty pranë. Një grua e re raportohet të jetë plagosur rëndë.

Avionët e vegjël Piper janë përfshirë në shumë aksidente kohët e fundit. Një avion i “Piper Malibu” në bordin e të cilit ndodhej futbollisti Emiliano Sala dhe piloti i tij, u rrëzua gjatë udhëtimit nga Nantes në Francë-  në Cardiff më 21 janar.

https://www.youtube.com/watch?v=wYXnSDakNRY


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *