Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti publikon fotot nga konviktet e Shkodrës: Vatër sëmundjesh!


Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, ka publikuar disa foto përmes të cilave tregon gjendjen e mjerueshme në konviktet e studentëve në Shkodër: dyshekë të grisur e të mykur, dhoma me lagështirë, tualete pa kushtet minimale higjienike dhe furnela të rrezikshme.

Spahia shprehet se këto konvikte janë vatër sëmundjesh, ndërsa i bën thirrje ministres së Arsimit Besa Shahini dhe asaj të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, se këto konvikte duhen mbyllur ndërsa u ngre pyetjen “Për çfarë dreqin jeni në detyrë?!”

“KONVIKTET E STUDENTEVE NE SHKODER VATER SEMUNDJESH!

Meqenëse meraku i qeverisë që orienton mediat prej disa ditësh, është se studentëve u janë plotësuar kërkesat e duhet të kthehen në mesim, po sjell në vëmendje, edhe të mediave, kushtet mesjetare të konvikteve të studentëve në Shkodër! Sic e shihni nga fotot, nuk janë thjesht kushtet primitive, por mbi të gjitha ato higjenike! Pamjet nuk kanë nevojë për koment, kjo situate eshte burim i pastër sëmundjesh!

Në një shtet normal, konvikte me këto kushte duhej të ishin mbyllur urgjent! Si mund të lejohet që aty të jetojnë njerëz, studentë, me lagështirën ulëritëse, që dallohet edhe me sy të lirë, kur e sheh godinën nga jashtë! Këtu kufijtë e papërgjegjshmërisë janë kapërcyer! Të lejosh që ato ambiente të përdoren nga studentë, është akt vrasës, kriminal!

Çfarë bën zonja ministre e re e arsimit, përveçse del e reciton në media, se qeveria u ka plotësuar kërkesat studentëve? A nuk janë studentë, këta që jetojnë në këto kushte horror në Shkodër? Po ti Ogerta Manastirliu? A je në dijeni që edhe një kafene e thjeshtë që nuk plotëson kushtet higjenike, gjobitet e mbyllet? Për çfarë dreqin jeni në detyrë? Si mund të ketë kushte të tilla jetese në godina publike, për të cilat u merrni qira studentëve? Eshte kriminale!!!! #16Shkurt#LargojmeEdiRamen#BollMe”, shkruan Spahia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *