Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të fuste 137 steka cigare kontrabandë, arrestohet shoferi në Murriqan


 

Policia doganore gjatë një aksioni ka arritur të sekuestrojë 137 steka cigare ku u tentua të kalohej kontrabandë.

Kapja ndodhi në Doganën e Muriqanit. Është ndaluar shoferi , shtetasi me iniciale P.P që po bënte transportimin e kontrabandës.

Mbi të rëndon akuza “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga nëni 172, të K. Penal .


Njoftimi i policisë:

Murriqan, kapen 137 steka cigare kontrabande

Strukturat e Administratës Doganore të Degës Murriqan, në Shkodër, kanë sekuestruar 137 steka cigare, te cilat pretendonin ti kalonin kontrabande. Bazuar në analizën e riskut nga ana e strukturave doganore është dërguar në vijën e dyte te kontrollit automjeti i tipit Wolsvagen pasat, drejtuar nga shtetasi me inicialet P.P. Pas kontrollit te hollësishëm u gjetën në brendësi të këtij mjeti, të fshehura në pjesët e gomës rezerve dhe shasisë, 70 steka cigare Donatela dhe 67 steka cigare Trokadero.

Pas këtij konstatimi është ndaluar nga strukturat doganore shoferi P.P. ndërsa procedurat i kanë kaluar për ndjekje policisë gjyqësore të rrethit Shkodër për veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, të K. Penal .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *