Vendosni fjalën kyçe....

Momenti i shembjes së digës në Brazil ku humbën jetën 110 persona (Video)


Në video jepet momenti i shembjes së digës në Brazil në 25 janar, ku vdiqën 110 njerëz dhe 238 rezultojnë në zhdukur. Në videon e publikuar së fundmi duket masivi i madh i digës që shembet duke marrë përpara gjithçka. Brenda tre minutash, çdo gjë nën digë gëlltitet plotësisht nga balta, në një distancë prej më shumë se një milje.


Nuk dihet ende shkaku i shembjes së digës, të zotëruar nga Vale, kompania më e madhe e minierave. Autorietet kanë bërë të ditur se mes të zhdukurve janë mbi 200 punonjës që kishin ngrënë drekë në zonën administrative të digës kur ndodhi edhe shembja.

Sakaq, bëhet e ditur se 366 persona janë shpëtuar, ndërsa 23 janë dërguar në spital për ndihmë të menjëhershme. Në vitin 2015 një tjetër digë e minierave u shemb në të njëjtin shtet të Minas Gerais në Brazil, duke vrarë 19 persona. Diga administrohej sërish nga e njëjta kompani së bashku me një kompaninë australiane të minierave “BHP. Rënia e digës në 2015 lëshoi një sasi të madhe mbetjesh hekuri toksike përgjatë qindra kilometrave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *