Vendosni fjalën kyçe....

Ishte drejt degradimit, së shpejti restaurohet shtëpia-muze në Rroshnik


Shtëpia-muze e Rroshnikut në Berat, e cila mban dhe statusin e monumentit të kulturës do të restaurohet së shpejti.

Lajmin e ka dhënë “Instituti i Monumenteve të Kulturës”, përmes një njoftimi për shtyp ku bën të ditur për publikun edhe projektin.

“Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin me objekt: “Restaurimi i banesës në Roshnik”, Berat.

Projekti është hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat dhe parashikon ndërhyrje konservuese – restauruese në këtë monument kulture të kategorisë së I-rë. Një banesë e rrallë, të cilën e dëshmon më së miri edhe teknika nëpërmjet së cilës është ndërtuar.

Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.”, thuhet në njoftim.

Shtëpia-muze në fshatin e Rroshnikut, është ndërtuar në vitin 1700 nga Servet Brahimaj, një banor i fshatit, që në këtë kohë punonte si emigrant në shtetin osman. Shtëpia dykatëshe është e vetmja e këtij lloj në Qarkun e Beratit.

Sipas arkeologut Nexhmedin Pilafi, për të ndërtuar këtë shtëpi që tashmë i ka kaluar të 300 vjetët, kanë punuar 40 çekanë, 40 argatë dhe 40 mushka. Gurët e kësaj shtëpie janë të gjithë të zgjedhur dhe të skalitur hijshëm.

Mirëpo ajo është lënë në harresë dhe në vitet e fundit ka shkuar drejt shkatërrimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *