Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta aktori i njohur amerikan


Ndahet nga jeta aktori i njohur amerikan Dick Miller. Ai ishte 90 vjeç. Me një karrierë prej më shumë se 60 vjetësh, Miller ka dhënë qindra shfaqje në ekran, duke filluar që në vitet 1950 me drejtorin legjendar dhe producentin Roger Corman.

Atëherë ai luajti rolin e Walter Paisley – një personazh që aktori do ta përsëriste gjatë gjithë karrierës së tij, para se të hynte në role e projekte të tjera si “Burbs”, “Fame” dhe “Terminator”, shkruan “Variety”.

Por roli për të cilin ai njihet më shumë është ai i Murray Futterman, në komedinë e famshme horror “Gremlins” të vitit 1984 drejtuar nga Joe Dante dhe prodhuar nga Steven Spielberg.

Në një nga filmat më të hershëm të Dantes, “Piranha”, Miller luajti rolin e Buck Gardner, një agjent i pasurive të patundshme që hapi një vendpushim të ri në Lost River Lake.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *