Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 700 kilogramë drogë në Gjirokastër, 7 në pranga


Një sasi e madhë droge është zbuluar në Gjirokastër.

Rreth 700 kilogramë kamabis u kapën të paketuara në një kasolle në fshatin Dritë të Gjirokastrës, shumë pranë kufirit me Greqinë dhe sipas policisë, droga po bëhej gati për t’u trafikuar drejt vendit fqinj.

Policia ka ndaluar 7 persona nga fshati Picar të cilët dyshohet se do bënin transportin e lëndës narkotike drejt Greqisë.

“Policia kufitare e Gjirokastrës si rezultat i një operacioni që ka zgjatur 48 orë, ka kapur rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, në kufirin e gjelbër, mbi fshatin Dritë, të Bashkisë Dropull.

Specialistët e DVKM dhe sektorit të krimit të organizuar DVPGj-ja  kanë shoqëruar 7 persona që dyshohen si transportues të sasisë së lëndës narkotike.

Po punohet për zbulimin e autorit të vërtetë  të kësaj lënde narkotike, ndërsa ende nuk dihet sasia e saktë e drogës së sekuestruar. Sasia e lëndës narkotike është gjetur e ndarë në pako brenda një kasolle, e cila më pas dyshohet se do të transportohej drejt Greqisë.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *