Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë, humb jetën i riu shqiptar (VIDEO)


Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Agazanna të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se Klodian Murrizi, 22 vjeç, po udhëtonte me një makinë tip Toyota Rav 4, kur mjeti humbi kontrollin dhe u përmbys duke dalë nga rruga.

Pas përmbysjes, fuoristrada shpërtheu në flakë duke i marrë jetën shqiptarit me banim në  Gossolengo të Italisë.

Përveç shqiptarit që humbi jetën, në makinë ndodhej edhe një person tjetër rreth moshës 22 vjeçare, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas mbërritjes së ekipit zjarrfikës në vendngjarje është bërë e mundur fikja e flakëve të zjarrit në mjet.

Autostrada ku ndodhi aksidenti për pasojë është mbyllur për disa orë, derisa situata u normalizua.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *