Vendosni fjalën kyçe....

Dy shpërthime me bombë në një kishë në Filipine, 27 të vdekur (FOTO)


Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi dy bomba kanë shpërthyer në një katedrale katolike në Filipine.

“BBC” shkruan se shpërthimi i parë ndodhi pasi meshës së të dielës në kishën në Jolo, ku militantët islamikë janë aktivë.
Pasi ushtarët u përgjigjën, një pajisje e dytë u shpërthye në parkun e makinave.

Sulmi vjen një javë pas referendumit që sanksionoi krijimin e një province autonome me shumicë myslimane në jug të vendit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin. Jolo ka qenë prej kohësh një bazë për militantët, përfshirë ato të grupit Abu Sayyaf.

 Viktimat janë 20 civilë dhe 7 ushtarë, dhe të plagosur 14 ushtarë, 2 policë dhe 61 civilë.

Duke e quajtur sulmin një “veprim të tmerrshëm”, ministri i mbrojtjes Delfin Lorenzana, i kërkoi banorëve të punonin me autoritetet për t’i “mohuar çdo fitore terrorizmit”.

“Ne do të përdorim forcën e plotë të ligjit për të sjellë para drejtësisë autorët pas këtij incidenti”, është shprehur Lorenzana.

Në referendumin e javës së kaluar, votuesit miratuan krijimin e një province autonome me shumicë myslimane në jug të vendit.
Por votuesit në provincën Sulu, ku gjendet Jolo, e hodhën poshtë atë.

Referendumi ishte rezultat i një marrëveshjeje paqeje midis qeverisë dhe Frontit të Çlirimit Islamik të Moro (MILF).

Autoritetet kanë shprehur më parë shpresën se votimi mund të jetë një zgjidhje politike që do të përpiqet t’i japë fund dekadave të luftimeve midis separatistëve islamikë dhe ushtrisë filipine në vendin mbizotërues katolik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *