Vendosni fjalën kyçe....

Si qëndron e vërteta e lidhjes mes Brad Pitt dhe Charlize Theron (VIDEO)


Ditët e fundit është përfolur shumë për një lidhje mes Brad Pitt dhe Charlize Theron, por duket se këto thashetheme nuk janë të vërteta.

“ENews” shkruan se Brad Pitt dhe Charlize Theron u takuan vitin e kaluar gjatë disa xhirimeve për një reklamë, por nuk ka qenë kurrë së bashkë si çift.

“Ata e njohin njëri-tjetrin, por nuk shkojnë përtej kësaj. Ata nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë bashkë.”, tha një burim për revistën.

Sipas revistës “People”, dy aktorët u takuan në xhirimet e një reklame për markën “Breitling” të orës, ku ata gjithashtu punuan edhe me Adam Driver dhe kanë kaluar “shumë kohë së bashku” që atëherë. Por kur kanë dalë thashethemet, dy aktorët janë habitur se nga u erdhi kjo histori.

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=30&v=5B10V1FtuLs


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *