Vendosni fjalën kyçe....

Judicial Watch: Pas Ramës është Soros, “mbyti” Shqipërinë me drogë e korrupsion


 

Shefi i ‘Judicial Watch’, William F. Marshall, ka deklaruar në një intervistë se Reforma në Drejtësi në Shqipëri, u bë për të hequr disa gjyqtarë që u cilësuan të korruptuar dhe që në fakt u zëvendësuan me njerëz të partisë në pushtet. Dhe pas gjithë kësaj qëndron George Soros.

Përmes kësaj interviste, organizata “Judicial Watch” përmes shefit të saj ka zbuluar 5 investigimet më të mëdha të saj gjatë vitit që lamë pas, ku mes mes tyre përfshihet edhe ai për Shqipërinë.

Marshall hedh akuza të forta mbi kryeministrin Rama, i cili sipas tij e ka kthyer vendin nën pushtetin e korrupsionit dhe zbulon lidhjet e tij dhe ish-ambasadorit amerikan Donald Lu me George Soros-in.

“Organizata Soros përmes kapjes së shoqërisë civile, mori nën kontroll reformën në drejtësi. Ato publikisht dolën sikur do hiqnin gjyqtarët e korruptuar, por në fakt ata hoqën ato që deshën dhe vendosën aty gjytarë me prirje të majta që mbështesin pushtetin në fuqi

Kryeministri i Shqipërisë është një pasardhës komunisti, babai i tij ka qenë në Byronë politike, ka qenë i lartë në partinë-shtet. Edi Rama tani është socialist, por zbaton të njetën strategji dhe stil si komunistët. Niveli korrupsionit tani ka kapur majat. Nën regjimin e Edi Ramës, që është mik i ngushtë i George Soros, Shqipëria u bë vendi me shërndarjen më të madhe të kanabisit në Evropë. Nëse do shohësh nivelin e korrupsionit do kuptosh , sipas edhe transparencës, se ai ka kapur majat nën pushtetin e Ramës. Dhe dihet që pas Edi Ramës ëahtë George Soros…”, deklaroi William F. Marshall.

Për Ramën, Marshall nis e flet rreth minutës 08:50 në videon e mëposhtme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *