Vendosni fjalën kyçe....

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, si u kapën të rinjtë shqiptarë


Policia e Italisë godet bandën kriminale me 5 anëtarë, që të gjithë shqiptarë. Ata kryenin vjedhje dhe grabitjes në Salerno dhe Lacio. Mediat fqinje raportojnë se grupi kriminal ishte shumë i organizuar dhe se nuk linin gjurmë në vendin e krimit. Ishin të pagabueshëm dhe vjedhjet e tyre gjithmonë kishin sukses për shkak të metodës që përdornin.

Fillimisht ata studionin banesën apo biznesin që do të plaçkitnin. Më pas shihnin lëvizjet e pronarëve dhe kur ishin të sigurt se nuk do të kapeshin, futeshin në veprim. Në fund të operacionin largoheshin pa lënë asnjë gjurmë. Policia arriti që t’i arrestojë në kohë. Njëri prej tyre u ndalua në stacionin e Torinos dhe po emigronte drejt Francës.

Një tjetër grabitës ishte në portin e Barit dhe po kthehej në Shqipëri me traget. Një tjetër ishte në Sicili, në krahinën e Agrigento dhe u arrestua. Ndërkohë, dy shqiptarë të tjerë janë ende në kërkim policor dhe se identifikimi i tyre është bërë i mundur.

Skema e përdorur nga grabitësit ishte thuajse gjithnjë e njëjtë. Grupi kryente inspektime në zonat ku do të godiste, dhe më vonë riktheheshin për të realizuar grabitjen, ndërsa në disa raste janë filmuar edhe nga kamerat e sigurisë gjatë momenteve që kryenin grabitjet.

Gjithashtu grupi përdorte dhe skema të ndryshme për të keq orientuar hetuesit, duke e ditur se mund të përgjoheshin. Në shumë raste, shqiptarët përdornin për të transportuar sendet e vjedhura furgona apo mjete me targa të ndryshme.

Policia italiane deri më tani ka dokumentuar autorësinë e të paktën 8 vjedhjeve, 6 prej të cilave nëpër shtëpi.

Emrat e personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim:
– Halili Dylber, 26 vjeç
– Bekteshi Ardit, 23 vjeç
– Piku Gjergji, 23 vjeç
– Likmeta Imer, 33 vjeç
– Shkurta Sirjan, 20 vjeç

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *