Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhet e presidentit Meta, nga dekretimi i Ramës te vetëdorëzimi i Balilit


Shumë deklarata të forta bëri presidenti i Republikës Ilir Meta mbrëmjen e kaluar, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

Që nga zotimi i tij për të zbatuar Kushtetutën, te mosdekretimet e disa ligjeve të propozuara nga mazhoranca, arrestimi i Klement Balilit, mosshkarkimi i Ditmir Bushatit, Meta ka folur edhe për propozimin e Ramës për t’u bërë ai vetë ministër i Jashtëm.

Vetëdorëzimi i Balilit

 “E përshëndes faktin që më në fund Klement Balili, një person i akuzuar për trafiqe mjaft serioze do të përballet me drejtësinë.
Është presioni i gjithanshëm, përfshirë dhe partnerëve ndërkombëtar që detyroi këtë person të përballet me drejtësinë.

Në kohën që kam drejtuar LSI-në, Rigels Balili, i cili ka drejtuar bashkinë e Delvinës, ishte një person tërësisht i besueshëm dhe me të dhënat e duhura për të kandiduar. Rigelsi është nipi i Balilit. Këta janë një fis shumë i madh.

Unë nuk e kuptoj se cfarë lidhje mund të thuhet, apo cfarë lloj mbështetje politike ka patur ky, në momentin që ka patur një akuzë ndaj ti.
Unë nuk kam patur asnjë raport me të, nuk mund të them se nuk i kam dhënë dorën në Santa Quaranta, por aty kanë qenë shumë persona.
Nuk më është thënë nga asnjë shërbim, mos kontakto me këtë person sepse ka këtë apo atë akuzë.
Unë kam qenë i pari që kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për ti dhënë fund cdo spekulimi.
Nuk ka pse të ketë asnjë hije. Unë për këtë cështje i kam thënë partnerëve tanë, që si president i Republikës, nëse ju nuk besoni se policia apo shërbimet tona, nuk kanë vullnet ta ndalojnë, jam gati si president, të bëjmë marrëveshje, të sillni forca special, pajisje dhe logjistikë për të arrestuar këtë dhe cdo person të angazhuar me krimin e organizuar”, u shpreh Meta.

Mosshkarkimi i Bushatit

 “Kam dëgjuar disa spekulime për ministrin e jashtëm edhe për Xhafaj. Së pari ai ka bërë dorëheqjen dhe e ka bërë publike. Rastin e Bushatit, nuk e kam dekretuar se ministri ka përgjegjësi kushtetuese, Nuk mund ta lë ministrinë në dorë të një zv.ministri.

Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë shumë konstruktive, pavarësisht se sjelljet e mia kanë qenë konstruktive. Nuk mund të japë një përgjigje një njeri që nuk ka asnjë përgjegjësi kushtetuese. Kjo është e gjitha dhe nuk ka asnjë arsye tjetër”- deklaroi Meta.

Do e dekretojë Ramën si Ministër të Jashtëm?

 “Për çdo akt sipas nenit 103 është e pamundur që të ndodhi kjo gjë, por unë do ta lexoj Kushtetutën dhe gjithë frymën e Kushtetutës”

Që të jemi të qartë kjo nuk thuhet në Kushtetutë, as e përjashton dhe as e aprovon këtë gjë. Ne shikojmë parime dhe precedentët tanë dhe të vendeve të tjera që mund të kenë qenë. Unë nuk thash as do e dekretojë dhe as do ç’dekretoj, unë pas këtij emisioni do takoj këshilltarët e mi dhe ndoshta nesër mund të marrim vendimin. Në do të marrim vendimin më të drejtë.”, janë fjalët e presidentit.

Gent Cakaj dhe kufinjtë në Ballkan

 “Ministër nuk mund të bëhet kushdo thjeshtë se do kryeministri, pasi dhe kryeministri duhet të japë shpjegime për ministrat e tij.  Deklarata e Cakës nuk kanë asnjë lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë. Ne nuk mund të vëmë një paralele mes Ramës dhe Cakës. Në lidhje me këtë çështje dua të bëj të qartë, se Shqipëria është dhe do të jetë për mosndryshim kufijsh në Ballkan por për heqjen e kufijve në Ballkan. Çdo ide për ndryshim kufijsh është një minus për të ardhmen në BE. Ideja e përfaqësuesve të Kosovës është pozicion i tyre ne nuk duhet ti ndajmë as në tradhtarë e as në gomarë. Qëndrimet e Shqipërisë në politikën rajonale, ku Shqipëria është perceptuar në një faktor stabiliteti. Nuk duhet të shprehen nga qëndrime ambigue”, ishte kjo deklarata e Metës.

A po bën Meta opozitën?

 “Në postin e Presidentit nuk jam duke bërë opozitën dhe jam tepër i motivuar që deri në vitin 2022 të bëj detyrën për të cilën jam betuar. Gjithashtu dua të theksoj se nuk më intereson se ëfarë ndodh me opozitën dhe si do përballet ajo në zgjedhje, jam në Presidencë për të respektuar Kushtetutën”, tha presidenti Meta.

Mosdekretimi i ligjeve të Ramës

 “Unë kam ardhur me kushtetutë nëse doni detaje. Të gjithë qytetarët që na ndjekin duhet të jenë të qetë sa i takon presidentit të tyre, pasi cdo akt dhe veprim i tij ka qenë në interes të respektimit të Kushtetutës dhe në mbrojtje të interesave shtetrore. Aty u tha se Rama ka shkelur dividentin. Neni 155 thotë tek Financat se taksat dhe tatimet përcaktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund ti jepet fuqi prapravepruese. Çdo qëndrim i Presidentit është në respekt të Kushtetutës. Kuvendi është sovran dhe mori vendimin e  saj, por presidenti zbaton Kushtetutën. Është e qartë se kush e  shkel Kushtetutën”-deklaroi Meta./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *