Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Universitetit të Durrësit i bashkohen bojkotit, ngujohen brenda (Video)


Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë ngujuar brenda godinës duke iu bashkuar protestës së studentëve të Tiranës.

Studentët kanë zgjedhur këtë formë proteste dhe deklarojnë se nuk do tërhiqen nga çështja deri në plotësimin e kërkesave që kanë parashtruar.

Studentët e Fakultetit Ekonomik, të Inxhinierisë, ata të Drejtësisë si dhe të Mjekësisë kanë disa ditë që janë ngujuar brenda godinave respektive.

Mësimi është bojkotuar edhe nga fakultetet e tjera si Histori-Filologjiku, Politekniku dhe Gjeologji-Minierat.

Ata kanë denoncuar që prej nisjes së protestës dhunën dhe presionin që u është bërë dhe vijon t’u bëhet nga policia e shtetit dhe ajo private ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së tyre.

Protesta e studentëve ka nisur në datën 4 dhjetor dhe që prej atëherë nuk është zhvilluar asnjë ditë mësim.

Ata i kanë parashtruar kryeministrit Rama një listë me 8 pika pa plotësimin e të cilave nuk kanë ndërmend t’u kthehen auditoreve.