Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet ku ndodhet Elvana Gjata


Këngëtarja Elvana Gjata ndodhet në Prishtinë, në atelienë e Valdrin Sahitit ku po bëhen përgatitjet e fundit për premierën e filmit “Dy gisht mjaltë”.  Këtë e ka zbuluar moderatori dhe miku i Elvanës, Ermali Mamaqi.

Përmes një postimi në “Instagram”, Ermali tregon se Elvana është fotografja e fotos së realizuar në atelien e Sahitit.

“Kjo foto u shkrep nga @elvanagjataaaa që vetëm mu më nxjerr keq… #2Gisht Mjaltë së shpejti në të gjitha Kinematë”, shkruan Ermali.

Duket se sonte po punohet në setet fotografike të premierës së filmit.

Pas ngjarjes së rëndë në ish-Bllok, emri i këngëtares Elvana Gjata është përfolur shumë në media, për shkak të lidhjes me një nga personat e përfshirë në ngjarje.

Elvana u zhduk për pak kohë nga rrjetet sociale, për t’u rikthyer përsëri në “Instagram”, mirëpo ende nuk ka publikuar asnjë detaj se ku ndodhet apo me çfarë po merret. Të paktën derisa Ermali publikoi këtë foto.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *