Vendosni fjalën kyçe....

Vjedhja e depos së armëve në Pashaliman, FA: Papërgjegjshmëria e njërit, nuk na njollos


Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar lidhur me vjedhjen e depos së armatimit në Pashaliman.

Përmes një deklarate, FA bën me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë, Policinë e Shtetit ka nisur hetimer për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Në njoftim thuhet gjithashtu se pesë persona janë çuar për ndjekje penale, por nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

“Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi.

Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Policia Ushtarake referoi dokumentat për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.”, thuhet në njoftimin e FA.

Në bazën ushtarake të Pashalimanit janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme gjatë natës.

Ushtari që duhet të ruante armët, nuk ishte në vendin e punës në momentin që ndodhi vjedhja. Janë vjedhur tre armë automatike të cilat arrijnë vlerën e 8 mijë eurove. Armët kanë qenë në një tip kasaforte, e cila është hapur me forcë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *