Vendosni fjalën kyçe....

“Hyundai” prodhon makinën “merimangë”, njësoj si te filmi “Transformers” (Video)


Makinat fluturuese nuk janë prodhuar ende por një kompani koerano-jugore ka ndërtuar një makinë që mund të ecë.

“Hyundai” ka ndërtuar më në fund një makinë të ngjashme si ato që kemi parë te filmi “Transformers”. Ata janë projektuar për të ecur në terrene të vështira duke përzier makinën elektrike dhe teknologjinë robotike.

Zhvilluar për të ndihmuar ekipet e emergjencave civile në rastet e fatkeqësive natyrore, “Hyundai Elevate” mund të bëjë shumë më shumë se çfarë na e merr mendja.

Katër këmbët e saj janë të lëvizshme mbi çdo terren duke e bërë atë të ngjashme me një merimangë. “Hyundai” e paraqiti punimin e saj në panairin ndërkombëtar,  “CES Las Vegas 2019”.

Me një trup modular që mund të shndërrohet për përdorime të ndryshme, “Elevate” vjen si një taksi që ju shpie kudo, edhe pse me mënyrën sesi funksionon trafiku i zakonshëm rrugor në ditët e sotme, gjasat do ishin që të mbeteshit të bllokuar aty.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *