Vendosni fjalën kyçe....

Sonte bie dëbora e parë në Tiranë


Dita e sotme parashikon temperatura në -15 gradë celsius në zonat malore dhe -9 gradë celsius në Tiranë.

Kjo e martë do të sjellë dhe reshjet e para të dëborës në kryeqytet për këtë vit. Sinoptikanët kanë parashikuar për sot mëngjesin më të ftohtë të kësaj jave, por dhe reshjet e para të dëborës për Tiranën.

“Dita më e ftohtë e javës do të jetë dita e së martës, pasi do të ketë vlera negative. Temperaturat do të jenë -12 apo edhe -13. Reshjet nisin natën e së martës rreth orës 8-9 dhe do jenë në formën e dëborës. Sigurisht që do të kemi reshje dëbore edhe në Tiranë. Do të jetë e përzier me shi, por që do të kemi reshje dëbore”, tha sinoptikania Adiola Bani, për televizionin Klan.

Nga e mërkura, nis një rritje e temperaturave por do të shtohet intensiteti i reshjeve deri të premten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *