Vendosni fjalën kyçe....

I del dhelpra para, përmbyset makina në Gjirokastër


Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sofratikë përgjatë aksit Gjirokastër -Kakavijë.

Mësohet se një automjet i drejtuar prej një të riu nga Nepravishta, të quajtur Klinton Beqari është përmbysur.

Për fat të mirë i riu nuk është lënduar, por dëmtime ka pësuar vetëm makina e përmbysur.Drejtuesi i automjetit i ka rrëfyer policisë se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës nga një dhelpër.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas policisë, gjithçka ka nisur  teksa një mjet ka përplasur një këmbësor dhe pasagjerët e tjerë janë ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit.

Në këto momente, një makinë tip “Opel” është futur në parakalim dhe për pasojë ka përplasur pasagjerët, të cilët në ato momente po i jepnin ndihmë të dëmtuarit.

Nga ky aksident kanë humbur jetën Fetah Shahaj, 64 vjeç dhe Durim Lamaj55 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur Haxhi Lamaj, Menyre Lamaj, Agron Cocalli, Jorgo Meraj si dhe Sokol Dhima.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *