Vendosni fjalën kyçe....

Shpallet personazhi i vitit, Flori Mumajesi: E meriton vetëm një emër


 

Flori Mumajesi është shpallur si personazhi i vitit nga disa media, por duket se kantautori nuk është dakord me këtë vlerësim.

Këngëtari ka publikuar në “Instastory”, nominimin e tij nga revista Class si personazhi i vitit, ndërsa shton mbishkrimin se ka vetëm një emër që meritonte të ishte i nominuar dhe fitues. Ky emër nuk është ai, por ELVIS NAÇI.

“Personalisht për mua ka vetëm një emër i cili e meritonte të ishte i nominuar dhe fitues nga të gjitha portalet dhe mediat, Elvis Naçi”,  shkruan Flori.

Në spektaklin e “Këngës Magjike” të këtij viti, Flori Mumajesi u shpall fitues me këngën e titulluar “Plas” e cila nga fansat dhe mediat është komentuar si dedikim për Elvana Gjatën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *