Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 10 mijë turistë të bllokuar nga stuhia Pabuk në Tajlandë (VIDEO)


Stuhia tropikale Pabuk në Tajlandë ka bllokuar mijëra turistë. Turistët kanë mbetur të bllokuar në ishujt tajlandezë. Po kështu janë mbyllur aeroportet dhe janë ndaluar  udhëtimet me tragete, si pasojë e reshjeve të dendura dhe dallgëve gjigante.

Anijet janë nxjerrë në breg në gjirin e Tajlandës, ndërsa dy aeroporte kryesore “Koh Samui” dhe “Nakhon si Thammarat” u mbyllën deri të shtunën, duke bllokuar me mijëra turistë në ishuj.

Meteorologët thanë se “Pabuk”, stuhia e parë tropikale në dekada që mbërrin gjatë sezonit të festave, është intensifikuar mëngjesin e së premtes. Sipas zyrtarëve, 10 mijë turistë janë ende të bllokuar në Koh Phangan.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *