Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi ka një propozim për Vettingun në Politikë: Rama të tregojë analizën e drogës dhe kartelën mjekësore!


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha  se pengesa kryesore e Vetingut në politikë është kryeministri Edi Rama.

Kryemadhi e konsideroi Ramën si peng të spaçatoreve, ndërsa shtoi që përfundimi i tij është gijotina e SPAK.

“Të nderuar qytetarë, studentë, prindër të studentëve dhe të nderuar oligarkë. Në fakt nuk kam ndonjë shpresë që Vettingu në politikë të pranohet sepse si mund të pranojë Edi Rama,të betohet sepse i bie pa miratuar akoma pa u futur akoma të largohet.

Si mund të pranojnë deputetë apo edhe ministrja në momentin që ky ligj hy në fuqi, jo vetëm dalin nga politika, por shkojnë në bankën e të akuzuarve.

Si mund të pranojë Damian Gjiknuri vettingun në politikë, ku duhet të japë llogari për falsifikimin e firmës së sekreatrit të shtetit që ngriti një kompani ofshore, vetëm për të marrë 18 milionë euro vetëm në një lot, pa u llogaritur sa e sa të tjerë.

Si mund të pranojë Arben Ahmetaj Vetingun në politikë, ku u futëm në një procedurë shumë të shëmtuar falsifikatores, siç është ajo e rastit të djeshëm për të udhëhequr në xhepat e oligarkësve miliona e miliarda euro, të cilat janë të depozituar në pesë vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Dhe në një ditë të bukur me diell, i bën një dhuratë të jashtëzakonshme dhe thotë nuk kam 40 milionë euro për studentët, por kam mbi 300 milionë euro që do t’ia fali 5 oligarkëve, se kjo ëhstë ajo që përfaqëson vetë kjo qeveri.

Si mund të pranoj Edi Rama vetingun politik, ku e di që është personi i parë, gijotina e parë e SPAK-ut. Një kryeministër që drogohet është peng i spaçatoreve. Mire që kishte ardhur në kuvend me antiplumb, por është peng i llojit të mallit që merr.

Prej 20 vitesh është fshehur kartela mjekësore nga ministrja e Shëndetësisë. Nuk e pranon dot këtë gjë se kërkon se gjithë shqiptarët kërkon t’i  fusë në këtë vorbull. Në 20 vite kemi dëgjuar për një njeri që merr vesh për cdo gjë, por në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia që dhunon njerëzit e tij të afërm.

Edi Rama është bërë si këto shtojzovallet e pyjeve që i shkelin syrin njëri tjetrin”, tha Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI-së propozoi që Vettingut t’i shtohej edhe analiza e drogës dhe kartela mjekësore.

“Unë do të dëshiroja që këtij Vetingut në politikë t’i shtonim edhe disa gjëra të tjera. T’i shtonim edhe atë analizën e drogës, t’ia masin njëherë, t’ia marrin edhe atë analizën e gjakut se e meriton ai dhe ta shikojmë. Sepse një kryeministër që drogohet është peng i “spaçatorëve’. Se mirë dje na kishte ardhur me antiplumb, por ai njeri është edhe peng i mallit që i shesin. Se varet çfarë malli i shesin. Është edhe ky problem shumë i madh.

Në Veting duhet të shtojmë edhe kartelën shëndetësore, çfarë përfaqëson ky njeri. Nga se vuan. Prej 20 vitesh i ëhstë fshehura kartela e shëndetësisë nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Kacolli. Ne e dimë shumë mirë. Nuk po merremi me burrin e Mirës, doktor Perlatin që e kuron nga azma, por nuk mund ta pranojë dot ai këtë gjë, se kërkon që gjithë shqiptarët t’i fusë në vorbullën e vet.”, tha kryetarja e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *