Vendosni fjalën kyçe....

Dëbimi i diplomatëve iranianë, Berisha: Vendim i drejtë por i vonuar, ja çfarë bënin në vendin tonë


Pas dëbimit të ambasadorit iranian dhe një tjetër diplomati, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se largimi i diplomatëve iranian është një vendim i drejtë, edhe pse pak i vonuar.

Berisha shprehet se dëbimi i tyre vjen si pasojë e një veprimtarie të rrezikshme  për muxhahedinët iranianë që jetojnë si azilantë në vendin tonë.

“Largimi i diplomateve iranian, vendim i drejte por i vonuar!

Te dashur miq, nga mediat mesohet se qeveria ka vendosur te largoje ambasadorin dhe nje diplomat tjeter iranian. Ky vendim vjen pas nje veprimtarie te rrezikshme, komplotiste, te papajtueshme me statusin e tyre diplomatik ne drejtim te muxhahedinve iranian qe jetojne si azilant politik ne vendin tone dhe qe jane kundershtar te vendosur te rregjimit teokratik te ajetullahve.

Ne kete kontekst mund te thuhet se largimi i tyre eshte plotesisht i motivuar por dhe i vonuar.”, shkruan Berisha.

Shqipëria shpalli dje persona të padëshiruar (non grata) ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i ka dërguar një letër falenderimi kryeministrit Edi Rama, për dëbimin e dy diplomatëve iranianë.

 

Ambasadori i Iranit në Shqipëri, Gholamhossein Mohammadnia


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *