Vendosni fjalën kyçe....

Rektori me listë për studentët që u futën të takimin me Ramën (VIDEO)


Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku studentëve të Universitetit Bujqësor, nuk u lejohet të marrin pjesë në takimin që po zhvillohet në këto momente me kryeministrin Edi Rama, në rast se nuk e kanë emrin në listën e rektorit.

Siç sugjeron edhe kjo video, rektori i Universitetit Bujqësor, Bahri Musabelliu ka thirrur disa studentë në takim dhe nuk i lë të hyjnë ata që nuk janë të zgjedhurit e tij.

Në takimin e sotëm ndërkohë një studente ka braktisur sallën duke nxjerrë bllof kryeministrin Edi Rama dhe rektorin pasi ky i fundit i kishte lajmëruar studentët për një takim me të dhe jo mëekreun  e qeverisë.

 “Unë jam e para që do ta braktis këtë mbledhje, pasi nuk na ishte njoftuar se do të kishim takim me ju por me rektorin. Rektori na kishte njoftuar për një takim me studentë dhe pedagogë, nuk ka tha që do vinit ju këtu. Unë jam kundër kësaj përçarjeje që po përpiqeni të bëni ju. Prandaj jam e para që do të braktis mbledhjen, sepse rektori na ka gënjyer”, tha  studentja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *