Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në mbarë vendin kundër qeverisë, Shkodër, Durrës dhe Berat (VIDEO)


Përveç protestës së studentëve pasditen e sotme ka edhe disa vatra të tjera protestash në vend. Në Durrës qindra qytetarë janë ngritur në protestë për çmimin e lartë të karburanitit. Ata kanë bllokuar  autostradën Tiranë-Durrës.

Protestë është duke u zhvilluar edhe në Shkodër. Dhjetra qyetarë po protestojnë në mbështetje të studentëve, për çmimin e naftës si dhe për dëmshpërblimin e nga përmbytjet vitin e kaluar. Protestuesit kanë vendosur që bllokojnë rrugën hyrëse të qyetetit, ashtu siç bënë një ditë më parë.

Edhe në Berat po zhvillohet një protestë.  Me pankarta “Mjaft premtime boshe”, “Stop rritjes së çmimit të naftës”, “Jo taksa te larta” qytetaret po pretestojnë. Ata janë vendosur mes dy lagjeve muzeale Mangalem dhe Goricë dhe deklarojnë se protestat do të vijojnë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *