Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra studentë protestojnë para Kryeministrisë e mijëra të tjerë po u bashkohen, refuzojne ftesën e Ramës


Qindra studentë janë bashkuar para Kryeministrisë dhe të tjera grupe nga fakultete të tjera po u bashkohen atyre.

Të shumtë në numër ata po mblidhen për të kërkuar plotësimin e 8 kërkesave të tyre, të cilat i kanë shprehur në 8 ditët e protestës.

Mijëra të tjerë janë nisur dhe janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit ku janë shprehur se nuk kanë ndërmend të ulen në bisedime me kreun e qeverisë.

Ndërkohë nga brenda godinës kreu i qeverisë, ka përsëritur ftesën për studentët protestues që të futen brenda dhe të nisin bisedimet për zgjidhjen e çështjeve të ngritura.

Studentët qëndrojnë të shumtë në numër dhe shprehen se janë aty si zëri i atyre që nuk kanë mundësinë të jenë në protestë. Ndërkohë mijëra studentë të tjerë ndodhen para Ministrisë së Arsimit, ku janë mbedhur ashtu si çdo ditë.

Ata thërrasin se nuk kanë ndërmend të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa ironizuan shfaqjen e kryeministrit mbrëmjen e djeshme me studentët e FRESSH-it në një kanal televiziv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *