Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në koncertin e Sfera Ebbasta në Itali, gjashtë të vdekur, mbi 120 të plagosur


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ancona të Italisë, ku gjashtë të rinj kanë humbur jetën pasi janë shtypur nga turma gjatë arratisjes nga një diskotekë.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në diskotekën “Lanterna azzurra” në Corinaldo në lokalitetin Madonna del Piano.

Sipas mediave italiane, një person përdori sprai piper me lëndë helmuese dhe u përhap panik  tek të gjithë të pranishmit në koncertin e reperit Sfera Ebbasta.

Rreth 120 persona janë plagosur, mes të cilëve 12 janë rëndë, disa prej tyre në rrezik për jetën. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e Torrettes në Ancona dhe Senigallia e Jesi.

Personat që kanë humbur jetën janë dy djem, tre vajza (të gjithë minorenë) dhe nëna e një vajze të vogël që kishte shoqëruar të bijën në mbrëmje.

Hetuesit po hetojnë mbi një dëshmi për mungesën e një dalje emergjente. Një 16-vjeçar, i plagosur tha se në lokal, nuk kishte dalje emergjente.

“Ne po kërcenim duke pritur për të filluar shfaqja e Sfera Ebbastës, kur ndjemë një erë acaruese, vrapuam në një nga daljet emergjente por e gjetëm të bllokuar, badigardët na thanë që të ktheheshim pas. Njëri vdiq pasi u shtyp nga gjithë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *