Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, plagosen 3 persona mes tyre një i mitur


Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre një 5-vjeçar. Ngjarja ndodhi në fshatin Mamël.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me targa EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh., është përplasur me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B, konkretisht shtetasit me inicialet J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri. Ata janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *