Vendosni fjalën kyçe....

Studentët i përgjigjen Nikollës dhe lajmërojnë tjetër protestë: Arrogante, nuk tërhiqemi


Studentët e mbledhur para Ministrisë së Arsimit kanë deklaruar se protesta e tyre do vijojë edhe ditën e nesërme ku do bojkotohet në të gjitha fakultetet e universiteteve të Tiranës.

Ata e kanë quajtur arrogante ministren Nikolla dhe kanë deklariar se nuk do tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Nuk tërhiqemi. Ministrja Nikolla arrogante. Nuk tërhiqemi pa u shfuqizuar vendimi. Arsimi është për të gjithë jo vetëm për ata që kanë lekë. Nesër në mëngjes bojkotojmë mësimin për të marshuar drejt ministrisë. Në çdo fakultet do bojkotohet mësimi. Do mblidhemi në orën 8 të mëngjesit dhe që aty do marshojmë drejt Ministrisë.” – brohorasin ata para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Pak më herët, ministrja Nikolla në një konferencë për shtyp nga selia e Ministrisë që drejton tha se e ndiqte me vëmendje shqetësimin e studentëve dhe shpjegoi tarifat e studimit.

Studentët kanë protestuar edhe ditën e djeshme në fakultetin e Arkitekturës, duke kërkuar uljen e tarifave studentore, pagesën me këste të tarifës si dhe heqjen e tarifës për provimet e mbartura.

“Derisa VKM të shfuqizohet, studententë do rrinë në rrugë duke bojkotuar shkollën. U vendos që në çdo fakultet në Tiranë apo rrethe, orët e mëngjesit do bojkotohen dhe studentët do protestojnë deri në shfuqizim. Rezistenca studentore do vazhdojë pasi do kuptohet që të drejtat e studentët duhet të vihen në vend.  Nuk do i nënshtrohemi një arrogance që kërkon të bëjë show me fjalët.” – deklaruan të tjerë studentë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *