Vendosni fjalën kyçe....

Banorët përplasen me policinë te Unaza e Re, shoqërohen 5 persona (Video)


Midis banorëve dhe policisë ka patur një përplasje te zona e Astirit në Tiranë pasi qytetarët po protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre nga prishja pa një dëmshpërblim të drejtë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar 5 persona në komisariatin nr.6 në kryeqytet.

Sipas pamjeve të publikuara nga Fax News shihen momentet e tensionuara gjatë përplasjes së banorëve me efektivët e policisë.


Banorët kërkojnë në ditën e 28 të protestës së tyre dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për pronat e tyre.