Vendosni fjalën kyçe....

“Vendi juaj, e ardhmja juaj”, Gjermania ofron një vit qira për azilkërkuesit që kthehen vullnetarisht


“Vendi juaj, e ardhmja juaj”, kjo është fushata e re që Ministria e Brendshme gjermane ka nisur për të bindur azilkërkuesit të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Përmes kësaj fushate, promovohet një program riatdhesimi, përmes të cilit azilkërkuesit mund të përfitojnë një vit qira nëse kthehen vullnetarisht në vendet e tyre.

Ministria e Brendshme gjermane njofton se azilkërkuesit marrin ndihmë shtesë nëse aplikojnë për kthim para 31 dhjetorit.

Të kthyerit do të marrin ndihmë për strehim në formën e mbështetjes për qira, ndërtim apo rindërtim, ose për pajisjet bazë si kuzhina apo tualete, me shumën maksimale që mund të shkojë në 3.000 euro për një familje, apo 1.000 euro për një person.

Pllakatet me sloganin “Vendi juaj, e ardhmja juaj”, shkruhej  janë shfaqur tani në kryeqytetin gjerman, e së fundmi në gjuhë të ndryshme, përfshirë frengjishten, anglishten, arabishten dhe rusishten.

Përmes kësaj fushate, Ministria e Brendshme shpreson të rrisë numrin e azilkërkuesve që kërkojnë vullnetarisht të kthehen në vendin e tyre të origjinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *