Vendosni fjalën kyçe....

Macron nuk tërhiqet nga taksa për naftën pavarësisht protestave


Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se nuk do të braktisë taksën kontraverse të naftës, teksa shtyn përpara strategjinë për energji në të ardhmen në Francë.

Në protestat e ashtuquajtura xhaketat e verdha, kanë marrë pjesë mijëra persona në rrugët e Francës, për të kundërshtuar çmimet e naftës.

Mirëpo Macron ka thënë se ai është i hapur për ide si dhe për rishikim të aplikimit të taksës së naftës.

Ai po ashtu ka njoftuar se Franca do të mbyllë të gjitha stacionet ku sigurohet energji nga thëngjilli deri më 2020, së bashku me disa stacione bërthamore.

Në fjalimin e mbajtur ditën e martë, Macron ka thënë se nuk është duke ngatërruar protestuesit me qytetarët që dëshirojnë të përçojnë një mesazh, mirëpo “nuk mund të jeni pro mbrojtjes së ambientit të hënën dhe më pas të martën të kundërshtoni rritjen e çmimit të naftës”.

Ai po ashtu ka përmendur se për dekada të tëra politika franceze i ka inkurajuar qytetarët që të barten jashtë qytetit dhe të udhëtojnë.

“Ne i kemi shtyrë ata në këtë situatë, ata janë viktima të kësaj situate, ata nuk e kanë krijuar atë”, ka thënë ai.

“Ne duhet të dëgjojmë alarmin shoqëror dhe protestat, mirëpo ekziston edhe një alarm për ambientin”.

Pas fjalimit të tij, transmetuesi francez BFMTV ka raportuar se ministri i Ekologjisë do të takohet me përfaqësuesit e lëvizjes së xhaketave të verdha më vonë gjatë ditës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *