Vendosni fjalën kyçe....

‘Kapsollat në protestë të rrezikshme’, Vasili-Markut: Pse nuk po heton Ministrinë e Brendeshme?


Pas një analize  të kryer nga Ministria e Brendshme për mjetet shpërthyese, të sekuestruara gjatë protestës që u zhvillua para Kuvendit ka ardhur edhe një reagim nga radhët e LSI-së.

Kreut i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ngritur pyetjen pse kryeprokurorja Arta Marku nuk hap një hetim për Ministrinë e Brendshme.

 REAGIMI I VASILIT

Pse Arta Marku nuk hap hetimin per Ministrine e Brendeshme???

Sot Ministria e Brendshme po qahet per kapsollat.
Po kush i lejoi te futen kur paskan qene te rrezikshme?

Pse s’foli asnje fjale deri tani Ministria e Brendeshme?
Pse nuk paditen ata qe kane miratuar futjen e tyre?
Cilet jane emrat e fajtoreve?
Eksperimentet qe po bejne sot keta te Ministrise se Brendeshme pse nuk i bene dje?
Pse prokuroria hesht perpara kesaj afere?
Apo meqe prokuroria e qeveria jane njesh me njera tjetren s’ka as hetim,as pergjegjes dhe as fajtore.
Pa u vene gishtin fajtoreve, boll doli Ministria e Brendeshme se u be gazi i botes dhe u katandis ne nje sekt hakmarresish qe dhunon qytetaret qe i paguajne per t’i mbrojtur.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *