Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Programi i Ramës është tepsia, ne do të ulim taksat


Gjatë takimit me strukturat drejtuese të partisë, Monika Kryemadhi tha se për LSI nuk ka ndarje dhe diferencime mes qytetarëve.

Kryemadhi tha se LSI ka një program të qartë për t’ju shërbyer qytetarëve, për të ulur taksat dhe krijuar zhvillim, ndryshe nga kryeministri Rama, i cili nuk ka një program konkret politik, porse programi i tij është vetëm tepsia, kusia dhe kazani.

“Për ne nuk ka diferencim as race, as feje. Për ne ka vetëm një, ajo është Shqipëria, pavarësisht bindjeve tona politike, pavarësisht programeve tona politike, por në fund të ditës të gjitha programet politike rakordojnë në një pikë, t’u shërbejnë qytetarëve. Vetëm Edi Rama nuk ka program politik, Edi Rama ka tepsinë, kusinë edhe kazanin. Edi Rama nuk ka as ulje taksash.

“Ne si LSI e kemi thënë dhe e themi: do të ulim taksat, do t’i krijojmë mundësinë njerëzve që të punojnë dhe jetojnë në vendin e tyre me taksa më të ulëta ku institucionet e shtetit shqiptar mos jenë kamxhiku mbi kokën e tyre, por të jenë bashkëpunëtorë të qytetarëve dhe të bizneseve shqiptare sepse ne sot kemi nevojë për klimë të mirë biznesi dhe pune. Kur thamë për unazën e re dua t’ju kujtoj edhe një fakt tjetër, ndërmjet kësaj tribune dhe për të gjitha mediat, në atë segment të unazës së re që sot të gjithë janë pjesë dhe janë bashkë me banorët jetojnë edhe 150 familje të liqenit të Fierzës që i janë përmbytur shtëpitë e tyre dhe pronat e tyre dhe sot mbas 30 viteve shteti shqiptar, jo vetëm që nuk i ka kompensuar, por akoma nuk jua ka njohur pronat e tyre të përmbytura.

Sa energji elektrike shet shteti shqiptar nga liqeni i Fierzës dhe sa ju ka dhënë këtyre 150 familjeve, të cilat kanë mbi 27 vjet që jetojnë në atë zonë dhe nuk mjafton me grabitjen e pronës, por tallet me ta. Mirë dakord ata që do të shtyhet rruga 10 metra, po mblidhemi të gjithë po lëmë rroga deputetësh, të gjitha përfitimet, ti lërë dhe Edi Rama charterat e tij dhe po paguajmë, por ai nuk ka hallin për segmentin për të cilin po fliste sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që thoshte lum si ata që nuk i kap vija e kuqe, ju ka rënë lotaria, po pse projektet lotari janë?

Projektet janë vizion, projektet janë zhvillim, projektet janë në shërbim të qytetarëve, projektet nuk janë bixhoz. Më shumë se Edi Rama, banorët e Unazës së Re e dinë për atë unazë. Ajo është një unazë, që projekti i saj është që në kohën e Adil Çarçanit dhe nuk ka asgjë të re këtu për ne”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *