Vendosni fjalën kyçe....

Gjuajti Ramën me këpucë, burg protestuesit, flet gruaja: Si na dhunuan në 2014


Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për 30 ditë autorin që gjuajti me këpucë kryeministrin Edi Rama. Gruaja e Ilias Sketiraj ka deklaruar pas këtij vendimi se janë banorë prej 20 vitesh të Unazës së Re dhe se nga kjo qeveri është dhunuar  burrin dhe fëmijët në vitin 2014. 

 “Në 2014 jemi përpalsur me policinë, me INUK-un, burrit tim i kanë thyer krahun policisë. Në 2014 janë dhunuar edhe fëmijet e mi, na zhduken kartelat në spital. Kemi ikur edhe në Gjermani edhe Rama tha sillini se jemi vend social. Ta harrojë se mund të na mposhtni. Më keq e provokon popullin në këtë mënyrë. Ai nuk  kishte as armë, asgjë, këpucë ishte, pse e dënuan me 1 muaj burg? Unë edhe jetën kam për ta dhënë se me keq nuk ka. Të mos luajë me zjarrin se do të digjet. 

Edhe në 2014 policia na ka dhunuar ne dhe fëmijet. Fëmijët tani kanë kërkuar azil në Gjermani, na kanë ikur”, u shpreh gruaja e të arrestuarrit. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *