Vendosni fjalën kyçe....

“Ina s’e shpëton dot Ramën për të fshehur megavjedhjen”


 

Kryeministri Edi Rama që pas protestës së dy ditëve më parë, ka fokusuar gjithë vëmendjen tek policia e plagosur dy ditë më parë në protestë Ina Muka, për të cilën pati një garë mediatike, të zbulohej se sa gishta kishte humbur, katër siç u njoftuan mediat fillimisht, dy, apo vetëm gishtin e madh.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, i thotë kryeministrit se nuk mund ta fshehë dot atë që ajo e quan “megavjedhjen 40 milion eurove” në Unazën e Re, duke përdorur fatkeqësinë e polices së plagosur.

“Edi Rama po perdor policine per ta mbrojtur nga lidhjet me krimin dhe skandalet e vjedhjes se parave publike.

Ne 4 vjet Edi Rames i eshte refuzuar dy here hapja e negociatave me arsyen e kanabizimit te vendit, kriminalizimit te shtetit e korrupsionit.

Mediat boterore tregojne raste te pazarit te kanabisit mes policise dhe trafikanteve.

Mbare Europa e pa se si ish ministri i Brendshem i Edi Rames, Sajmir Tahiri eshte nen hetim per bashkpunim me trafikantet e droges. Nje tjeter ish minister, Fatmir Xhafa, ia kishte fshehur drejtesise dhe e kishte mbrojtur ne punen si kryetrafikat ne Vlore vellain e tij te denuar ne Itali me burg per trafik droge.

Cdo njeri e pa me ze dhe figure sesi Vangjush Dako bashkepunonte me krimin per blerje votash me dijenin dhe nen mbrojtjen e policise.

Edi Rama ka nje pjese te madhe te kupoles se policise ne kerkim per bashkepunim me trafikantet e droges.”, shkruan Zhupa e cila ka publikuar edhe një video të mediave italiane, ku raportohet mbi atë që ndodh në Shqipëri me kanabisin.

Zhupa thotë se policia është kthyer nga Rama në “roje arash me kanabis”, “punëtorë ngarkim-shkarkimi të hashashit”, apo “në siguri për laboratorët e drogës”.

Zëdhënësja e PD-së i referohet edhe raportit të CIA-s të 2018-ës, për të konfirmuar denoncimin e saj.

“Sot foli gjate duke share policine e djeshme fale punes se seciles nen drejtimin e Lulzim Bashes ne vitin 2010 (vit qe i referohet Rama) beri te mundur levizjen pa viza.

A mund te liberalizoheshin vizat me nje polici sic e pershkruan Rama? Kurre. Por ai genjen sic ka bere per cdo gje deri me sot.

Me genjeshtra e mashtrime kerkon te mbuloje te vertetat boterisht te ditura tashme;

Policia e Edi Rames u kthyer ne roje arash me kanabis, punetore ngarkim shkarkimi e hashashit, ne siguri per laboratoret e droges nga Elbasani, Durresi e Kukesi e se fundi ne mjet per tu mbyll gojen qytetareve te zones se Astirit e per te garantuar vjedhjen e 40 milion eurove per 2 km rruge.

Mjafton te shohim raportin e CIA-s 2018 per te kuptuar ku eshte Shqiperia me Edi Ramen:

-Pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.

– Rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut e destinuar për Europën Perëndimore.

– Burim kryesor për prodhimin e kanabisit

– Organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë.

– Vulnerabël për pastrimin e parave që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore”,

Ina se shpeton dot Ramen. Turp per te qe perdor fatkeqesine e saj per te vjedhur 40 milion euro.”, shkruan Zhupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *