Vendosni fjalën kyçe....

Athina në shtetrrethim, 19 të arrestuar pas demostratave (VIDEO)


Mbrëmjen e kaluar, Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë gjithë natës. Policia ka arrestuar plot 19 persona, si pasojë e episodeve të dhunshme që ndodhën në një qark kohor prej 6 orësh, që qendër të kryeqytetit grek.

Episodet e dhunës sipas mediave greke, filluan menjëherë pas demostratës që nisi paqësisht për 45-vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit kundër diktaturës greke të Juntas (Hunta).

Luftë me molotof, lëndë kimike e sulme me gurrë e armë të ftohta në zonën e Politeknikumit dhe Eksarhia në qendër të Athinës mes policisë greke dhe antiqeveritarëve e grupeve të tjera ekstremiste. Nga të dy palët kishte të plagosur lehtë, madje janë kërcënuar edhe gazetarët.

Gjatë natës, episode të tilla ka patur edhe në Selanik, në Iraklio Kretë si dhe në qytete të tjera të vendit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *