Vendosni fjalën kyçe....

“Turqia s’do e lejojë “sekuestrimin” e njëanshëm të burimeve natyrore në Mesdhe” – Erdogan


Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka thënë se nuk do e lejojë atë që ai e quajti konfiskimin e burimeve natyrore në Mesdheun lindor.

Duke folur në një ceremoni me zyrtarë dhe oficerë të marinës turke , presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia kurrë nuk do të pranonte përpjekje të tilla të cilat sipas tij janë të padrejta dhe ndikojnë në përkeqësimin e raporteve mes vendeve të rajonit.

Turqia dhe qeveria greke qipriote në Qipro, të cilët nuk kanë marrëdhënie diplomatike, po planifikojnë të kërkojnë hidrokarbure në Detin Mesdhe si de për rezerva të gazit natyror.

Një anije turke filloi eksplorimet për naftë dhe gaz natyror këtë javë jashtë brigjeve të provincës jugore së Antalias. Vendndodhja e parë e shpimit nuk është brenda territoreve të diskutueshme pranë Qipros.

Nga ishulli i ndarë i Qipros, qipriotët turq në Qipron veriore, të cilët janë të mbështetur nga Turqia, thonë se çdo burim në det të hapur që gjendet nga grekët qipriotë, duhet të ndahet mes palëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *