Vendosni fjalën kyçe....

“Ndreu dhe Bardhi mbyllën skandalin ku u përfshi djali i kryebashkiakut të Kurbinit”, reagon Policia


Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri  Sali Berisha publikoi denoncimin e “policit dixhital” i cili tregon një ngjajrje që nuk është bërë publike me ndihmën e kryebashkiakut të Kurbinit dhe deputetit socialist Pjerin Ndreut.

Në denoncim thuhet se djali i kryebashkiakut Artur Bardhi ka bërë aksident në Mamurras dhe ka shkaktuar dëme materiale duke rrëzuar një shtyllë dhe prishur një lokal. Polici shton më tej se nga aksidenti mund të ketë edhe të plagosur dhe ky skandal nuk është bërë publik pasi është mbyllur nga Pjerin Ndreu dhe Artur Bardhi. Në lidhje me këtë denoncim të Berishës ka reaguar edhe Policia. 

“Lidhur me një status në rrjetin social Facebook, të deputetit Berisha, sqarojmë se Policia nuk ka fshehur asnjë ngjarje.”, shprehet Policia. 

Reagimi i Policisë:

Lidhur me një status në rrjetin social Facebook, të deputetit Berisha, sqarojmë se Policia nuk ka fshehur asnjë ngjarje.

Ajo është pasqyruar si çdo ngjarje tjetër në komunikatën ditore në web në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, më datë 1 nëntor 2018, dhe për këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore të cilat i janë përcjellë si materiale procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin.

Ky është njoftimi i plotë për ngjarjen:

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F.P., vjeç 32, banues në Laç – Kurbin, pasi në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me shtyllat e ndriçimit të rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.I., vjeç 17, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën (nenet 290/1 dhe 161 të Kodit Penal).

Policia e Shtetit në kuadër të transparencës, deklasifikon komunikatën operative ditore e cila është e publikuar ne webin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Ftojmë cilindo, që para se të akuzojë Policinë për fshehje të ngjarjeve, më parë të vizitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *