Vendosni fjalën kyçe....

Në makinë iu gjetën 3.5 kilogramë kokainë, fieraku mbante në shtëpi edhe 10 kilogramë të tjera me drogë


Një ditë pas gjetjes së rreth 4 koligramëve me kokainë në Kakavijë, shpallet në kërkim pronari i automjetit.

Ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit, janë gjetur 3 kilogramë e 545 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, për të cilën ra në pranga drejtuesi i automjetit, Selim Lazaj.

Pas zbulimit të kokainës, policia ushtroi një kontroll në banesën e pronarit të automjetit ku u gjet droga, 46-vjeçarit me iniciale D.Y.

Në banesën e këtij personi, u zbuluan 10.3 kilogramë kanabis dhe 10 gramë të tjera kokainë.

“Shpallet në kërkim pronari i automjetit ku u gjet 3 Kg e 545 gram Kokainë nga Policia Kufitare Kakavijë. Gjenden dhe sekuestrohen në banesën e tij 2.3 Kg lëndë narkotike në formën e çokollatës, 8 kg Cannabis Sativa dhe 10 gramë Kokainë.

Në lidhje me operacionin e ditës së djeshme ku Policia Kufitare Kakavijë goditi një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve të përbashkëta me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ushtruan kontroll në banesën e pronarit të automjetit në të cilën u gjet lënda narkotike e dyshuar Kokainë.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Kreshpan në banesën e shtetasit D.Y., 46 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 10.3 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës.
  • 10 gramë Kokainë, si dhe 1 peshore elektronike.

Në vijim të veprimeve të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.Y., si edhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope” parashikuar nga Nenet 283 dhe 284/c të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *