Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndanin drogë, arrestohen 3 persona në Lushnjë


Në prangat e policisë së Lushnjës kanë rënë 3 persona pasi janë kapur me 30 doza lëndë narkotike e dyshuar si heroinë dhe me një armë tip pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Operacion me metoda proaktive nga Komisariati i Lushnjes, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Prokuroria Lushnje. Sekuestrohen 30 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 1 pistoletë me 8 fishekë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Nga Komisariati i Policisë Lushnje, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Prokurorinë Lushnje, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Louse”.

Pas një hetimi 3 mujor të ndjekur me metodat proaktive nga efektivët eKomisariatit të Lushnjes, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

E.Ç, 34 vjeç. banues në Lushnje.

E.Ç, 39 vjeç, banues në Lushnje.

E.K, 38 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambjentet e frekuentuara nga personat elartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:

•30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë

•Një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

•Një armë zjarri e tipit pistoletë zastava

•Një krëhër me 8 copë fishekë.

Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin eplotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpuntorëve të tjerë të perfshirë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *