4 nxënës janë plagosur lehtë nga rrufeja në një shkollë në Cërrik. Rrufeja goditi një shtyllë elektrike në oborrin e një shkolle në Cërrik.
Nga goditja e rrufesë janë këputur telat e rrymës elektrike që kanë rënë në oborrin e shkollës.
Fëmijët e lënduar janë dërguar në spital ku mësohet se kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë sot gjithë territorin e vendit duke shkaktuar përmbytje në Durrës, Vlorë e Fier.