Ndërpritet seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj Avdylajve.
Shkak për këtë është bërë rënia të fikës në sallë ndaj një prej të arrestuarve.
74-vjeçarit, Vlash Gazulli, i është dhënë menjëherë ndihma e parë, ndërsa trupi gjykues ka vendosur për ndërprerjen e seancës.
Ndërkohë ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të arrestuar para dy ditësh kanë kërkuar veçimin e çështjes së tyre.
“Nuk kemi lidhje me grupin e të arrestuarve.” – kanë deklaruar ata.
Trupi gjykues është tërhequr për të vendosur nëse do e veçojë çështjen e tyre apo jo.
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe ish-deputet i Partisë Socialiste, Arben Çuko, ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka dhe shumë persona të tjerë u ndaluan dy ditë më parë në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’, ku u ndaluan rreth 44 persona në disa qarqe të vendit.
Ata akuzohen si pjesë e një grupi që bashkëpunonte me njëri-tjetrin në prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike dhe tjetërsimin e pronave.