Vendosni fjalën kyçe....

Policët e çojnë te Komisariati Nr.3 në Tiranë, ndërron jetë 45-vjeçari


Një 45-vjeçar i arrestuar dhe që mbahej në qelitë e paraburgimit ka ndërruar jetë.

45-vjeçari i quajtur Dritan Rica, mbahej në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3.

Sipas policisë, i ndaluari nuk ka shenja dhune në trup dhe paraprakisht dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak.

“Më datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, ka ndërruar jetë i ndaluari D. R., 45 vjeç.

Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak.

Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rica ishte shoqëruar ditën e djeshme nën akuzat për vjedhje dhe rezulton që të jetë i dënuar edhe më parë për të njëjtën akuzë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *